Një burim izraelit deklaroi për CNN se sulmi i Izraelit ndaj Teheranit të shtunën në mëngjes, më 28 shkurt 2026, u koordinua me Shtetet e Bashkuara.
Në këtë fazë të hershme, nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një sulm unilateral izraelit apo nëse forcat amerikane morën pjesë drejtpërdrejt në operacion.
Sulmi izraelit kishte në shënjestër raketat balistike dhe lëshuesit e tyre, të cilat Izraeli i ka parë si një kërcënim serioz.
Sipas CNN-it, herën e fundit që Shtetet e Bashkuara goditën tokën iraniane ishte në qershorin e vitit 2025, kur presidenti Donald Trump urdhëroi avionët luftarakë të hidhnin bomba masive në tre lokacione bërthamore brenda Iranit. Me atë sulm, ai u bë presidenti i parë amerikan që autorizoi një sulm ndaj Iranit pas gati gjysmë shekulli armiqësie.