Rezidenca zyrtare e kryetarit të bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani, u sulmua të shtunën me dy pajisje shpërthyese të improvizuara. Autorët shpërthyen pajisjet dhe hodhën të paktën një prej tyre pranë banesë.
Komisionerja e policisë së New York-ut, Jessica Tiss, deklaroi se "autorët mund të kishin shkaktuar lëndime serioze ose vdekje". Sulmi ndodhi pas një grumbullimi të protestuesve anti-islamikë jashtë rezidencës, të cilët u përleshën me një grup më të madh kundër-protestuesish, mbi 100 vetë.
Autoritetet njoftuan se protesta u organizua nga Jake Lang, influencues i ekstremit të djathtë dhe pjesëmarrës në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol, i cili tani është amnistuar. Grupi i tij ishte më i vogël se kundër-protestuesit.
Policia arrestoi dy të rinj në lidhje me ngjarjen: 18-vjeçarin Emir Balat dhe 19-vjeçarin Ibrahim Kayumi, të dy nga Pensilvania. Gjithashtu, autoritetet lokalizuan një makinë tjetër të lidhur me autorët, ku gjetën një objekt të dyshimtë.