Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka marrë pjesë në "Marshin për Liri" të organizuar në Prishtinë për të shprehur mbështetjen për ish-drejtuesit e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Pas përfundimit të aktivitetit, i cili nisi në orën 14:00 dhe zgjati rreth 1 orë, Balla ndau pamje nga manifestimi në rrjetet sociale. Ai deklaroi se populli i Kosovës i konsideron të pafajshëm Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Marshi përfshiu fjalime nga organizatorët, përfaqësues të forcave politike dhe fëmijë të ish-ushtarëve të UÇK-së.
Nga Tirana, kryeministri Edi Rama gjithashtu shprehu mbështetjen e tij, duke e cilësuar procesin gjyqësor ndaj tyre si një farsë dhe duke theksuar besimin te triumfi i së vërtetës.