Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në marshimin në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Këta të fundit po përballen me procese gjyqësorë në Hagë, ndërsa shpallja e aktgjykimit nga Trupi Gjykues është planifikuar për datën 16 shtator.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në këtë marsh për të mbështetur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe drejtësinë. Edhe këngëtari Shkëlzen Jetishi – Xeni i është bashkuar publikisht thirrjeve për pjesëmarrje, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj nisme.
Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e saj. Pas një takimi mes përfaqësuesve të platformës “Liria Ka Emër” dhe kryetarit të sindikatës, Rrahman Jashari, është bërë e ditur se komuniteti arsimor do të jetë pjesë e marshit. Në njoftimet e platformës theksohet se mbështetja e këtij komuniteti forcon thirrjet për dinjitet dhe drejtësi, duke ftuar qytetarët të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”.
Përditësime
Përfaqësuesit e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, konkretizuan detajet e organizimit pas takimit me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari. Organizatorët konfirmuan se marshi do të nisë zyrtarisht në orën 14:00. Nisma do të zhvillohet nën moton: 'Kur arsimi ngrihet në këmbë, zëri i Kosovës bëhet edhe më i fuqishëm'.
Ismail Tasholli, përfaqësues i platformës 'Liria ka Emër', parashikon që ky marsh do të jetë më i madhi në historinë e organizimeve të këtij formati. Organizatorët raportojnë një mobilizim masiv të qytetarëve dhe organizatave në terren. Kjo gatishmëri vjen si pasojë e peshës së lartë të vendimit që pritet të merret në Hagë më 16 shtator.
Ismail Tasholli, përfaqësues i platformës 'Liria ka Emër', deklaroi se marshi i radhës pritet të jetë më masivi në gjashtë vitet e aktivitetit të kësaj lëvizjeje. Organizatorët konfirmuan se parashikimet për pjesëmarrje tejkalojnë numrin e qytetarëve në dy marshimet e mëparshme të organizuara nga e njëjta platformë.
Këngëtarja Leonora Jakupi i është bashkuar zyrtarisht thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri. Ajo bëhet figura më e fundit publike që shpreh mbështetjen për këtë nismë, duke iu shtuar listës së personaliteteve të artit dhe kulturës që po mobilizohen për organizimin e 12 shtatorit në Prishtinë.