Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u takua me kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij, një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet.
Burime bëjnë me dije se fokusi i takimit ka qenë strategjia e komunikimit. Pjesë e këtij takimi kanë qenë zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.
Sipas disa burimeve, ka qenë i pranishëm edhe kreu i AKSH-së, Igli Tafa.
Ndërkohë, në orën 10:00 pritet të nisë takimi i kryeministrit Rama me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe stafin e saj.
Përditësime
Kryeministri Edi Rama filloi takimin me Delina Ibrahimaj në orën 10:00 në Vilën 30 qeveritare, ku diskutuan punën e kryer dhe prioritetet e ardhshme.
Të mërkurën, Rama u takua po në të njëjtën vilë me Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Drejtësisë.
Ky takim vjen në kontekst të situatës ekonomike të ndjeshme, për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, krizës së naftës dhe bordit të transparencës për monitorimin e tregut.
Projektligji për referendumet parashikon tre lloje: kushtetuese, të përgjithshme dhe vendore.
Referendumet e përgjithshme mbulojnë shfuqizimin e ligjeve, ratifikimin e ligjeve të rëndësisë së veçantë dhe çështje të caktuara; ato mund të jenë konsultative (opinion jo detyrues).
Referendumet kushtetuese kërkojnë mbi 50% pjesëmarrje dhe shumicë 'po'.
Varianti zyrtar depozitohet në Kuvend pas konsultimit publik.
Igli Tafa mori pjesë në takimin Edi Rama - Besa Ibrahimaj në Vila 30.