Taulant Seferi vazhdon të jetë golashënuesi kryesor i Bodrumspor-it në kategorinë e dytë turke, ku skuadra lufton për ngjitje në Superligë. Në ndeshjen e zhvilluar më 12 mars 2026 ndaj Igdir-it në transfertë, ai shënoi golin e parë që në minutat e para duke ekzekutuar me sukses një penallti dhe duke dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 ekipit të tij.
Ky ishte goli i 15-të i këtij kampionati për Seferin, i cili pret ftesë për t’u rikthyer në Kombëtaren shqiptare pas periudhës kur nuk u grumbullua nga trajneri Silvinjo gjatë kualifikuesve të Botërorit.
Në të njëjtën ndeshje, për Bodrumspor-in luajti dhe shënoi Omar Imeri, ish-mesfushor i Shpresave. Ai mori topin në gjysmëfushën e tij në pjesën e dytë dhe arriti në zonën kundërshtare për të realizuar gol pas një vrapimi të gjatë.