Në Komunën e Fushë-Kosovës të hënën nis gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në të gjitha shkollat.
Komuna ka njoftuar se pas stabilizimit të gjendjes së krijuar nga vërshimet e fundit dhe sanimit të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkolla janë krijuar kushtet për fillim normal të procesit mësimor.
Fillimi i këtij gjysmëvjetori u shty për shkak të dëmeve nga vërshimet, mungesës së ngrohjes dhe vështirësive në qarkullim. Më 12 janar nxënësit në shumicën e komunave të Kosovës u kthyen në shkolla, ndërsa vonesa dyditore kishte në Malishevë dhe Drenas, si dhe në disa fshatra të tjera. Vetëm në Fushë-Kosovë mësimi fillon me një javë vonesë.
Drejtoria Komunale për Arsim ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë: «Nxënës të dashur, ju urojmë mbarësi në mësime, ndërsa mësimdhënësve u shprehim mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj».
Përditësime
Gjysmëvjetori i dytë në Fushë-Kosovë nis të hënën, më 19 janar