Gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes, në qytetin e Shkodrës janë regjistruar të shtëna me armë zjarri. Incidenti është raportuar në zonën e njohur si Fermentimi, konkretisht në afërsi të ish-Fabrikës së Miellit.
Forcat e Policisë së Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe kanë nisur veprimet e para hetimore. Sipas autoriteteve, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij incidenti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të shtëna. Zona mbetet nën monitorimin e forcave të rendit për zbardhjen e ngjarjes.
Përditësime
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se të shtënat me armë zjarri të dëgjuara në zonën e Fermentimit në Shkodër kanë qenë në ajër. Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë pas sinjalizimit në sallën operative, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.