Ditën e sotme, më 18 qershor 2026, protesta e 19-të radhazi në kryeqytet u përshkallëzua në tensione gjatë kalimit të turmës përpara selisë së Partisë Demokratike. Pas një ndalese fillestare pranë ndërtesës së Kuvendit, protestuesit vijuan rrugëtimin drejt selisë blu, ku u regjistruan përplasje verbale me përfaqësues të PD-së që ndodheshin në ambientet e saj.
Sipas raportimeve, konflikti nisi pasi përfaqësuesit e PD-së reaguan ndaj protestuesve, duke sjellë më pas një kundërpërgjigje nga ana e pjesëmarrësve në marshim. Gjatë këtij momenti, turma bëri thirrje të përbashkëta kundër liderëve kryesorë politikë, duke thirrur "Rama n’burg, Berisha n’burg". Pas këtij incidenti, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë.