Situata tensionohet në Kuvend gjatë seancës së 12 shkurtit 2026. Deputeti i PS Ardit Bido ngjitet në foltore për të mbajtur fjalën drejtuar Sali Berishës, kur kreu i PD dhe deputetët e opozitës i afrohen duke tentuar të bllokojnë mikrofonët.
Sali Berisha e akuzon Bidon se është "Ardit Gjipja" dhe avokat i paguar për të mbrojtur Belinda Ballukun. Bido i kthehet duke e pyetur Berishën se kush e ka paguar për të shitur naftën Serbisë dhe për të përdorur të mitur si "mish për top" në protesta.
Sipas deklaratave, Bido tha: "Është më mirë që ju kam afër se sa më shumë. Paguhem nga qytetarët për t’i përfaqësuar. T’ju pyes sy më sy, kush ju ka paguar që naftën t’ia jepni Serbisë? Kush ju ka paguar që minorenët shqiptar t’i përdorni si mish për top e t’i dërgoni në protesta?"
Ndërkaq, Berisha u përgjigj: "Je Ardit Gjipja. Ti je Ardit Gjipeja, je bërë avokat i Ballukut". Tensionet çuan në ndërhyrjen e Gardës së Kuvendit.