Në Real Madrid janë rikthyer tensionet, me situatën që po bëhet gjithnjë e më delikate rreth trajnerit Álvaro Arbeloa. Sipas raportimeve të La SER, brenda dhomave të zhveshjes ekziston pakënaqësi në rritje ndaj spanjollit.
Disa lojtarë e shohin Arbeloën më shumë si një trajner të përkohshëm, duke besuar se nuk ka sjellë ndryshime reale në stilin e lojës apo në menaxhimin e skuadrës. Kjo ka ndikuar negativisht në klimën e brendshme të ekipit.
Situata u reflektua edhe para ndeshjes ndaj Rayo Vallecano, ku konferenca për shtyp e Arbeloas u vonua për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta brenda klubit.
Me presionin në rritje dhe pritshmëritë e larta në Santiago Bernabéu, ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Arbeloas në krye të Real Madridit.