Një tentim vrasjeje ka ndodhur më 18 mars 2026, rreth orës 13:30, në rrugën Kamenicës të Gjilanit.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
I dyshuari gjendet në arrati dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Hetimet po vazhdojnë nga policia.