Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi ujërat pranë prefekturës Iwate në bregdetin verilindor të Japonisë më 20 prill 2026. Epiqendra ndodhej në Oqeanin Paqësor, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe rreth 100 kilometra larg bregdetit të Sanrikut.
Japan Meteorological Agency paralajmëroi për cunami që mund të arrijë deri në 3 metra lartësi në prefekturat Iwate, Aomori dhe Hokkaido. Paralajmërime u lëshuan gjithashtu për pjesën qendrore të bregdetit të Paqësorit në Hokkaido, bregdetin e Paqësorit në Aomori, si dhe prefekturat Miyagi dhe Fukushima. Një cunami është vërejtur tashmë përgjatë bregdetit japonez.
Tërmeti u ndje qindra kilometra larg epiqendrës, deri në Tokio. Ai u regjistrua me intensitet “5 i lartë” në shkallën sizmike japoneze, nivel që e bën të vështirë lëvizjen e njerëzve dhe mund të shkaktojë shembjen e mureve të dobëta prej betoni.
Autoritetet japoneze po kontrollojnë Onagawa Nuclear Power Plant për të verifikuar ndonjë dëmtim pas tërmetit. Kryeministri Sanae Takaichi u bëri thirrje banorëve në zonat e prekura të largohen menjëherë drejt zonave më të larta për siguri.
Përditësime
Tërmeti ndodhi në orën 4:53 pasdite lokale.
Valët e para të cunamit kanë arritur bregun, me lartësi 40 cm në portin e Miyakosit.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) u ka kërkuar banorëve të evakuohen menjëherë në zona të larta dhe ka paralajmëruar për valë të mëtejshme.
Autoritetet konfirmojnë se nuk ka viktima të raportuara deri tani.