Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë qendrore herët mëngjesin e sotëm. Shërbimet turke të emergjencës njoftuan se ngjarja ndodhi në orën 3:35 sipas kohës lokale.
Sipas Agjencisë shtetërore të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit u regjistrua 46 kilometra në veri të qytetit të Tokatit, në një thellësi prej 6.4 kilometrash. Tërmeti u ndje në disa provinca të zonës.
Nuk ka raportime të menjëhershme për dëme materiale ose viktima njerëzore. Autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës.
Përditësime
EMSC e vlerësoi magnitudën e tërmetit në 5.7, ndërsa AFAD e raportoi 5.5. Epiqendra ndodhet 56 km nga Tokati (129,000 banorë) dhe 17 km veri-verilindje nga Erbaa (52,100 banorë), në thellësi 35 km. Banorët dolën në rrugë nga frika. Autoritetet kanë nisur kontrollin e situatës.