Në pjesën e dytë të ndeshjes midis Cremonese dhe Inter në Serinë A, një fishekzjarrë i lëshuar nga tribuna e ultrasve të Interit shpërtheu pranë këmbëve të portierit të Cremonese, Emil Audero. Ai pësoi plagë në kofshë dhe probleme të përkohshme në dëgjim, por vendosi të vazhdojë lojën, duke ndihmuar që ndeshja të mos ndërpritet dhe Inter të marrë tre pikët në fushë, duke shmangur humbjen në tavolinë.
Audero kishte qenë pjesë e Interit dy vite më parë dhe kishte festuar me ta titullin e 20-të kampion në Itali. Gjatë incidentit, lojtarë si Lautaro Martinez dhe Kristian Kivu u afruan te tribuna për të komunikuar me tifozët.
Autori, një tifoz i Interit, tentoi pak më vonë të lëshojë një fishekzjarrë tjetër, por ai shpërtheu në dorën e tij, duke i shkaktuar humbjen e tre gishtave. Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas u arrestua nga policia, e cila ka nisur procedimin penal.
Pas ndeshjes, presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, deklaroi se gjesti ishte i pakuptimtë dhe i papërjetuar në karrierën e tij. Ai theksoi se klubi dënon aktin, falënderon Auderon për profesionalizmin dhe pret hetimin e autoriteteve për të parandaluar situata të tilla.