Qeveria italiane ka marrë masa ndaj tifozëve të Interit pas incidentit gjatë ndeshjes së fundjavës në transfertë ndaj Cremonese. Një fishekzjarri i hedhur nga tifozët goditi portierin Emil Audero, duke shkaktuar alarm në stadium.
Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi ka firmosur vendimin që parashikon:
- Ndalimin e transfertave për tifozët e Interit deri më 23 mars 2026.
- Ndalimin e shitjes së biletave për banorët e Lombardisë për të njëjtat ndeshje.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, masa synon të garantojë rendin dhe sigurinë publike, si dhe të parandalojë përsëritjen e episodeve që mund të pengojnë zhvillimin e rregullt të ngjarjeve sportive.
Nga këto masa përjashtohet derbi Milan–Inter i 8 marsit 2026, pasi ndeshja zhvillohet në të njëjtin qytet, Milano, dhe nuk parashikohet lëvizje tifozësh.
Ndeshjet e ndaluara për tifozët e Interit përfshijnë ato kundër:
- Sassuolo të dielën e ardhshme;
- Lecce;
- Firenze.