Tirana U-19 u shpall kampione e Kategorisë së Parë U-19 më 15 maj 2026. Bardheblutë mbyllën një sezon të dominuar me 66 pikë, pas fitores 2-1 ndaj Shkëndijes U-19 në stadiumin Skënder Halili.
Skuadra siguron pjesëmarrjen në Abissnet Superiore U-19 për edicionin e ri. Ky është një sukses i merituar për formacionin e ri të Tiranës.
Në përfundim të ndeshjes së fundit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut nga FSHF. Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, i dorëzoi ekipit bardheblu medaljet dhe titullin e kampionit.