Leon Avdullahu, mesfushori 21-vjeçar i Kombëtares së Kosovës dhe i klubit gjerman Hoffenheim, po monitorohet nga dy skuadra të mëdha evropiane, Tottenham Hotspur dhe Milan.
Performanca e tij në Bundesligë ka tërhequr vëmendjen e skautëve anglezë dhe italianë. Sipas gazetarit Ekrem Konur, Tottenham Hotspur dhe Milan po e ndjekin nga afër lojtarin kosovar. Skautët e Tottenham-it thuhet se kanë qenë të pranishëm pothuajse në çdo ndeshje të Hoffenheim-it për të vëzhguar paraqitjet e tij.
Hoffenheim nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin për momentin. Klubi gjerman refuzoi ofertën fillestare të Milan-it, duke e konsideruar Avdullahun jo në shitje. Nëse ndryshon qëndrimin, drejtuesit gjermanë presin të marrin 35 deri në 45 milionë euro për transferimin e mesfushorit.
Interesi për Avdullahun pritet të jetë temë kryesore në afatin kalimtar të lojtarëve.