Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, komentoi fitoren 2-1 ndaj Teutës në ndeshjen e Superiores.
Aktivizimi i Skukës
Ai shpjegoi aktivizimin e Skukës: "Ndoshta duhet të ishin pak më shpejt, por duke parë se duhet të bënim presing larg, me Tomën dhe Kontreras, kishim zgjedhur një mënyrë tjetër. Në momentin e duhur, u zgjidh si duhet."
Taktika e planifikuar
Kërnaja u ndal te taktika: "Ne e kishim menduar të zbrisnim Ismailin, të bënim katërshe, të linim Koten të lirë mes linjave. Duke ditur se Teuta luan me formacionin 4-4-2 me presing. Funksionoi në pjesën e parë."
Ai njohu forcën e kundërshtarit: "T’i japim meritë Teutës që ka disa javë që nuk humbet. Është ekip i fortë dhe nuk pëson shumë gola."
Probleme në mbrojtje dhe goli i Teutës
Partizani pati probleme në mbrojtje: "Ne kishim pak probleme në organizim, duke parë që dyshja në mbrojtje në qendër e ka ndeshjen e parë. Kote doli nga loja për shkak të gjendjes fizike, për lodhje, se nuk ka shumë minuta. Na bëri të provonim në tranzicione pozitive."
Goli i Teutës erdhi nga pakujdesia: "Lojtarët tonë janë të fortë, kishim shumë raste dhe erdhi një gol nga pakujdesia. Janjeva ishte rrëzuar në momentin e kornes. Top pa shumë pretendime i Teutës dhe i falëm kornën. Jazxhi është një ndër lojtarët më të mirë në Shqipëri."
Debutimi i Sulon
Sa i përket aktivizimit të Sulon, 20-vjeçarit që debutoi në Superiore: "Sot aktivizuam Sulon për shtatlartësinë. A ishte i nxituar? Nëse nuk do kemi guxim, problem është të fusim djem të rinj, problem mos të fusim. Ne e futëm për shkak të shtatlartësisë. Teuta futi të gjithë të gjatët. Ne kishim mangësi në centimetra, zgjodhëm atë në vendin e Buxhelajt. T’i japim dorë një lojtari të ri, është me perspektivë."
Kërnaja theksoi se falë lojtarëve arritën fitoren e merituar.
Përditësime
Partizani mbylli serinë e tre humbjeve radhazi në kampionat me fitoren 2-1 ndaj Teutës në Stadiumin Arena e Demave, në javën e 20-të të Kategorisë Superiore.
Rrok Toma shënoi në minutën 32. Jazxhi barazoi për Teutën në 80-n. Contreras realizoi golin e fitores në 93-n me asist nga Skuka.
Partizani renditet i 5-ti me 26 pikë; Teuta e 6-ta me 26 pikë.