Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi më 30 tetor se Njësia e Punëve të Brendshme në Dellçevë kishte zbardhur disa vjedhje në markete dhe kishte ndaluar tre persona nga Shkupi. Të dyshuarit janë A. B. (58), B.SH. (53) dhe A.A. (51).
Sipas njoftimit zyrtar, më 26 tetor 2026, rreth orës 15:50, disa persona morën produkte të ndryshme nga një market në Dellçevë. Pas denoncimit, policia kontrolloi terrenin dhe identifikoi e ndaloi tre personat.
Gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve të markës Daewoo, me targa të Shkupit dhe të drejtuar nga B.SH., policia gjeti dhe sekuestroi produkte të ndryshme. Sipas policisë, ato dyshohet se vinin nga vjedhje të kryera në disa markete të Dellçevës.
Ministria bëri të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tre personave do të paraqiten kallëzime përkatëse.