Në orët e para të mëngjesit të së martës, rreth orës 01:50 të 10 marsit 2026, në rrugën Vasil Noçka në Tiranë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të Oltion Klosit, 36 vjeç.
Nga ngjarja nuk rezultojnë persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjet. Grupi hetimor i policisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Oltion Klosi jeton midis Shqipërisë dhe Spanjës. Aktiviteti i tij në Spanjë dyshohet të jetë motivi për vendosjen e tritolit. Ai figuron si person me precedent penal për konflikte në Shqipëri.
Kamerat e sigurisë, të sekuestruara nga policia, kanë regjistruar autorin në momentin kur vendos lëndën plasëse. Ai ka ardhur me biçikletë dhe është larguar po me të njëjtën mënyrë pas aktit.
Policia po kryen hetime për identifikimin dhe kapjen e autorit. Detaje të tjera janë dhënë nga gazetarja Xhensila Kodra në raportimet e publikuara nga mediat.