Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të hënën. Ai foli me gazetarët për përmbajtjen e kësaj bisede, e cila u përqendrua te lufta në Ukrainë dhe situata në Lindjen e Mesme.
Sipas Trump-it, lufta në Ukrainë është një konflikt që nuk po përfundon dhe ekziston një urrejtje e madhe mes Putin-it dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai e përshkroi bisedën si pozitive. Gjithashtu, Trump tha se Putin dëshiron të ndihmojë në Lindjen e Mesme.
Trump i tha Putin-it se do të ishte më i dobishëm duke e përfunduar së pari luftën në Ukrainë. "Patëm një bisedë shumë të mirë", u shpreh ai.