Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin me masa ushtarake nëse nuk arrihet marrëveshje për të dhënë fund konfliktit. Në një postim në platformën Truth Social, ai deklaroi se SHBA mund të rrëzojnë termocentralet dhe urat e Iranit, në rast se Teherani vazhdon qëndrimin aktual.
Deklarata vjen pas përshkallëzimit në Ngushticën së Hormuzit, ku autoritetet iraniane ndërmorën veprime që çuan në bllokimin e përkohshëm të kalimit detar. Këto veprime përfshinin sulme ndaj disa anijeve, duke ndikuar në lirinë e lundrimit në këtë rrugë strategjike për transportin global të naftës.
Në postimin e tij, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk pësojnë humbje nga kjo situatë, ndërsa Irani përballet me dëme financiare të mëdha, që arrijnë në miliona dollarë. Ai përmendi se pak ditë më parë Irani ishte zotuar të mos e mbyllë më këtë ngushticë, por zhvillimet e fundit kanë vënë në pikëpyetje këtë angazhim.
Tensionet mes SHBA dhe Iranit mbeten të larta. Komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim situatën për shkak të ndikimit në sigurinë globale dhe tregjet energjetike.
Përditësime
- Delegacioni amerikan rikthehet në Pakistan për bisedime paqeje. Mbërrin nesër mbrëmje.
- Donald Trump deklaroi: «Ka ardhur koha që makina e vrasësve të Iranit të përfundojë!»
Iranianët deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në raundin e ri të bisedimeve direkte sot në Islamabad, Pakistan.
Zhvillime të tjera:
- SHBA gati të kthejnë 20 miliardë dollarë të ngrira në këmbim të heqjes së dorë nga pasurimi i uraniumit (Axios).
- Trump mohon transferimin e parave: «Nuk do të ketë asnjë transferim parash».
- Netanyahu shtyn Trump-in; dështoi strategjia për eliminimin e Khamenei-t.