Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se vendi i tij është i përfshirë në negociata të nxehta mbi luftën me Iranin. Kjo u tha në një intervistë të shkurtër telefonike për Fox News, ku ai refuzoi të jepte detaje të mëtejshme. "Nuk mund t’ju them, sepse tani jemi në negociata të nxehta", u shpreh Trump kur u pyet për ecurinë e tyre.
Trump premtoi se do të informohet plotësisht për propozimin e armëpushimit dy-javor të paraqitur nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif. Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar më herët CNN-in se për këtë do të vijë një përgjigje. "Mund ta them këtë – se e njoh shumë mirë. Ai është një njeri shumë i respektuar, kudo", tha Trump për Fox News, duke iu referuar Sharif-it.
Sipas një burimi tjetër, Trump i ka dhënë një afat Iranit për të përmbushur kërkesat e SHBA-së, përndryshe do të përballet me sulme më të rënda se ato të zhvilluara deri tani. Bisedimet përshkruhen gjithashtu si të tensionuara.