Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se forcat amerikane kanë shkatërruar dhe zhytur nëntë anije luftarake iraniane, disa prej të cilave ishin të mëdha dhe me rëndësi strategjike. Deklarata u bë në një postim të tijin më 1 mars 2026.
"Sapo u informova se shkatërruam dhe zhytëm nëntë anije luftarake iraniane, disa prej të cilave ishin të mëdha dhe të rëndësishme", shkroi Trump. Ai shtoi se forcat amerikane po drejtohen edhe ndaj të tjerave dhe se "shpejt edhe ato do të jenë në fund të detit".
Presidenti amerikan bëri të ditur gjithashtu se në një sulm të veçantë është "shkatërruar në masë të madhe selia e marinës iraniane". Në fund të postimit, me ton ironik, ai shtoi se "përndryshe, marina iraniane po ecën shumë mirë".
Operacionet kundër marinës iraniane pritet të vazhdojnë, sipas paralajmërimit të Trumpit.