Mbrëmja e së hënës, më 09.03.2026 rreth orës 19:25, në një lokal në Sauk të Tiranës, shtetasi turk Halil Uçar, 39 vjeç, u plagos me një plumb në shpatull. Ai u paraqit për mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se ngjarja buron nga një sherr i nisur në Turqi mes Halil Uçarit dhe autorit, po ashtu shtetas turk. Mes tyre kishte pasur grindje para pak ditësh dhe e kishin lënë për sqarim pikërisht në atë lokal.
Autori tentoi disa herë të qëllonte ndaj shënjestrës, por vetëm një plumb u shpërtheu pasi pistoleta u bllokua. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave.
Halil Uçar pritet të mbahet në pyetje paraditen e 10.03.2026 për të dhënë dëshmi mbi sherrin me autorin ose persona të tjerë të përfshirë.