UEFA ka përzgjedhur një fotografi të Kombëtares së Kosovës si preferuarën e javës.
Bëhet fjalë për momentin e festës pas golit të tretë, të shënuar nga Florent Muslija me goditje të lirë ndaj Sllovakisë.
Ndeshja u zhvillua të enjten në Bratislavë, ku Kosova fitoi me rezultat 4:3. Në foto, pranë Florent Muslijës shihet Milot Rashica dhe lojtarë të tjerë. Kjo fitore i mundëson Kosovës kalimin në finalen e plejofit për kualifikim në Botëror.
UEFA e ka publikuar foton në faqen zyrtare me mbishkrimin "Fotografia e preferuar e javës!" (#WCQ).