Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët dhe bizneset se furnizimi me ujë në disa zona bregdetare do të ndërpritet përkohësisht ditën e martë, më 24 shkurt.
Ndërprerja lidhet me punimet për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues në Stacionin kryesor.
Zonat e prekura janë:
• Uji i Ftohtë
• Lungomare
• 10 Korriku
• Kalaja
• Jonufra
Pjesa tjetër e qytetit do të ketë furnizim normal gjatë mëngjesit, ndërsa ndërprerja mund të prekë vetëm orarin e pasdites.