Ushtria e Shteteve të Bashkuara po përgatitet për mundësinë e operacioneve ushtarake disa-javore kundër Iranit, nëse presidenti Donald Trump jep urdhrin për sulm. Ky lajm bëhet i ditur nga agjencia Reuters, e cila citon dy zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të planifikimit.
Përgatitjet ushtarake parashikojnë skenarë që shkojnë përtej një goditjeje të kufizuar dhe lënë të hapur mundësinë e një fushate më të zgjatur nëse situata përshkallëzohet. Një konflikt i tillë do të ishte ndër më seriozët midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në dekadat e fundit.
Zhvillimet vijnë në një moment kur diplomacia midis dy vendeve vazhdon paralelisht. Të martën në Gjenevë priten dy raunde bisedimesh diplomatike:
- Një takim me delegacionin amerikan, të përbërë nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner, përfaqësues iranianë dhe ndërmjetësuesin nga Omani për çështjen iraniane;
- Një bisedim trepalësh me përfaqësues nga Rusia dhe Ukraina për luftën në Ukrainë.
Zyrtarët amerikanë theksuan se përgatitjet janë pjesë e skenarëve të mundshëm në rast vendimi politik për ndërhyrje, duke rritur rreziqet për diplomacinë e brishtë mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Përditësime
Pentagoni dërgon një portaajrore tjetër, mijëra trupa, avionë dhe raketa në Lindjen e Mesme.
- Presidenti Trump deklaroi se ndryshimi i regjimit në Iran do të ishte më i miri.
- Sekretari i Shtetit Rubio paralajmëroi se një marrëveshje me Iranin është shumë e vështirë.
- Bisedimet e para Teheran-Washington zhvillohen më 6 shkurt, të ndërmjetësuara nga Omani.
Sulmet amerikane, ndryshe nga ato të vitit të kaluar që u fokusuan kryesisht në lokacionet bërthamore, synojnë jo vetëm infrastrukturën bërthamore iraniane, por edhe objektet shtetërore dhe të sigurisë.
- Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron shënjestër të bazave ushtarake amerikane në rajon.
- Donald Trump deklaroi: "Ndonjëherë duhet të kesh frikë. Kjo është e vetmja gjë që do ta zgjidhë vërtet situatën."
- Anna Kelly, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, foli për opsionet e presidentit Trump.