Sot, më 2 mars 2026, në Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdon gjykimi në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’ për administrimin e drejtësisë. Ekipet e mbrojtjes pritet të nisin pyetjet për Dëshmitarin 7, dëshmitarin e parë të thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Në javën e kaluar, ZPS-ja lexoi përmbledhjen e akuzave dhe paraqiti deklaratën hyrëse. Secili prej pesë të akuzuarve konfirmoi vetëdeklarimin si i pafajshëm. Pas kësaj, mbrojtja e Bashkim Smakajt përfundoi deklaratën hyrëse, ndërsa ajo e Isni Kilajt e filloi paraqitjen e saj.
Pas përfundimit të deklaratave hyrëse nga ZPS-ja dhe ekipet e mbrojtjes së Smakajt dhe Kilajt, ZPS-ja thirri Dëshmitarin 7, i cili dha dëshminë nën masa mbrojtëse.
Kronologjia e procedurave të mëparshme
- Pas konfirmimit të aktakuzës, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan më 5 dhjetor 2024 dhe u transferuan në Hagë më 6 dhjetor 2024.
- Hashim Thaçi iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 5 dhjetor 2024, ndërsa Hajredin Kuçi mori fletëthirrje për paraqitjen e parë.
- Në paraqitjet fillestare më 8 dhjetor 2023, Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan lidhur me fajësinë, ndërsa Fazliu u vetëdeklarua i pafajshëm. Më 9 dhjetor, Kuçi dhe Kilaj u vetëdeklaruan të pafajshëm.
- Më 17 dhjetor 2024, gjykatësja e procedurës paraprake kërkoi deklarim me shkrim nga Thaçi dhe Smakaj deri më 7 janar 2025. Thaçi e dorëzoi më 6 janar 2025, ndërsa ai i Smakajt më 3 janar 2025 dhe u bë publik më 14 janar 2025.
Gjykimi nisi më 27 shkurt 2026, pas konferencës përgatitore të mbajtur më 28 nëntor 2025 dhe kalimit të çështjes te gjykatësi i vetëm më 12 nëntor 2025.
Përditësime
Dëshmitari 7 doli të jetë staf i ZPS-së. Ai mohoi njohje direkte, duke thënë se nuk i ka lexuar dosjet, por konfirmoi qasje në dokumente të çështjes dhe në rastin e krimeve lufte të Thaçit.
Prokuroria ka përfunduar pyetjet drejtpërdrejtë. Tani kundërpyet avokatja e Thaçit, Sophie Menegon.
Seanca kaloi në privat me kërkesën e Menegon.
Dëshmia e Dëshmitarit 7 filloi më 27 shkurt 2026.
Dëshmitari 7 deklaroi se Rrustem Mustafa u tha Prokurorisë se askush nuk ndërhyri në dëshminë e tij në çështjen e krimeve lufte të Thaçit etj. Ai shtoi se të akuzuarit ishin shokët e tij dhe dëshmoi vetëm atë që dinte, pa ndikim.
Avokati i Fadil Fazliut lexoi deklaratën e Mustafës.
Ekipet e mbrojtjes së Thaçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt i parashtruan pyetje Dëshmitarit 7.
Pritet dëshmia e dëshmitarit të dytë të ZPS-së në Specialen e Kosovës në rastin ‘Administrimi i drejtësisë’.