Një mashkull kosovar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku trajtohej pas vetëaksidentit të pësuar më 17 shkurt 2026 në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 në kilometrin 10 të autostradës, në zonën e Vërmicës. Policia e Kosovës e konfirmoi ngjarjen në raportin e saj 24-orësh, duke theksuar se QKUK njoftoi për vdekjen e viktimës më 3 mars 2026.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.