Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Ngjarja ndodhi më 2 mars 2026 rreth orës 11:30, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Ai kishte shkuar në QKUK për trajtim mjekësor për shkak të disa problemeve shëndetësore. Rasti është iniciuar si vdekje e dyshuar.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim sqarimin e shkaqeve të vdekjes. Hetimet për rastin po vazhdojnë.