Disa vende evropiane po dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron pas sulmit me dron iranian ndaj një baze ushtarake britanike në ishull, i cili ndodhi të dielën.
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka njoftuar se Italia do të dërgojë mjete detare në mbështetje të Qipros, së bashku me Spanjën, Francën dhe Holandën. Ai shtoi se vendosja do të realizohet gjatë ditëve në vijim.
Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron ka njoftuar se ai ka kontakuar udhëheqësit italianë dhe grekë, të cilët ranë dakord për dërgimin e mjeteve ushtarake në Qipro.
Ndërkohë, në bazën Akrotirit u aktivizua një alarm sigurie gjatë vizitës së sekretarit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, John Healey. Sirenat u dëgjuan në zonë dhe banorët e zonës së Kourion morën mesazhe paralajmëruese në telefonat e tyre, duke u kërkuar të qëndronin brenda, larg dritareve dhe të mbroheshin pas mobiljeve të forta. Alarmi zgjati rreth 10 minuta para se të hiqej.