Autoritetet venezueliane kanë liruar shtetasin shqiptar Jozef Ndoci nga burgu i sigurisë së lartë El Rodeo, në shtetin Miranda. Ai mbahej i burgosur nga tetori i vitit 2024 deri në janar të vitit 2026.
Lirimi u realizua pas një procesi të zhvilluar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të lirimeve të shtetasve të huaj nga vende si Shqipëria, Çekia, Hungaria, Holanda dhe Gjermania. Këta shtetas ishin arrestuar për komplot në vrasjen e ish-presidentit Nicolas Maduro, i cili u rrëzua nga posti dhe u arrestua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas transferimit të përkohshëm në ambientet e DGCIM, Ndoci u lirua dhe tani ndodhet nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Karakas.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar lirimin dhe thekson se çështja u ndoq vazhdimisht përmes Ambasadës së Shqipërisë në Brazil, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësi diplomatike mike. Fokus ka qenë mbrojtja e të drejtave dhe interesave të shtetasit shqiptar.
Autoritetet shqiptare kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjarët e Jozef Ndocit dhe premtojnë mbështetje deri në kthimin e tij të sigurt në Shqipëri.