Një shtetas amerikan ka humbur jetën rreth orës 17:00 të 9 prillit 2026 në Prevallë, si pasojë e një vetaksidenti me një motoçikletë me katër rrota (ATV).
Sipas Shaqir Bytyqit, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, turisti derisa drejtonte mjetin, humbi kontrollin dhe u rrokullis jashtë rrugës. Vdekjen e tij e konstatuan mjekët e Emergjencës së Prizrenit në vendngjarje.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit interveneruan menjëherë. Në konsultim me prokurorin, ata po mbledhin provat dhe dëshmitë e nevojshme për rastin.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.