Një vetaksident trafiku është raportuar ditën e sotme në qytetin e Suharekës. Sipas njoftimit zyrtar të zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:14 në rrugën Skënderbeu.
Në raportimet fillestare të mediave ishte bërë e ditur se aksidenti kishte ndodhur në rrugën Kadri Kokollari dhe se kishte persona të lënduar. Megjithatë, pas daljes së njësive policore në vendin e ngjarjes, autoritetet sqaruan se vendndodhja e saktë është rruga Skënderbeu dhe se pasojat e aksidentit janë vetëm dëme materiale.
Pas ndërhyrjes së ekipeve policore dhe menaxhimit të situatës, autoritetet kanë iniciuar procedurën përkatëse ligjore. Rasti pritet të procedohet në gjykatë pasi të përfundojnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.