Mbrëmjen e së hënës, 22 qershor 2026, Nderim Beqiraj është vetëdorëzuar në ambientet e Policisë së Kosovës. Ai ishte në kërkim për shkak të përfshirjes së dyshuar në plagosjen e Shkëlqim Kastratit, ngjarje e ndodhur më 16 qershor 2026 në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana. Autoritetet po vijojnë me procedurat e mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit.