Mbrëmë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë u mbajt mbledhje me drejtuesit e qendrave në Kosovë dhe mërgatë. Në takim morën pjesë Kryeministri i Republikës dhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Sekretari Organizativ, Alim Rama, Kryetarja e Kuvendit dhe Kryetarja e GVV-së, Albulena Haxhiu, si dhe Koordinatori për Qendra dhe deputeti Salih Zyba.
Gjatë mbledhjes u diskutua për situatën politike në vend dhe me theks të veçantë për çështjet organizative që lidhen me punën e përditshme të strukturave. Një temë kryesore ishte procesi zgjedhor i brendshëm, pasi viti 2026 është vit zgjedhor brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas njoftimit të partisë, aktualisht ndodhet në fazën përgatitore. Aktivistët që drejtojnë strukturat në lagje e fshatra do të organizojnë procesin zgjedhor të brendshëm, duke synuar freskimin dhe plotësimin e pozicioneve drejtuese, rritjen e përfshirjes së mbështetësve dhe konsolidimin e strukturave në tre nivele drejtuese.
Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë e mërgatë janë të gatshme për angazhim politik e organizativ.