Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën "Mbretëresha Teutë" në Pejë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë.
Si pasojë e përplasjes, të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen, duke deklaruar: "Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën 'Mbretëresha Teutë' në Pejë. Në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë. Si pasojë, të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve".
Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.