Vjosa Osmani, ish-presidentja e Kosovës, vizitoi para disa ditësh odën tradicionale të atdhetarit të ndjerë Mehmet Bojkaj në Isniq të Deçanit. Ajo u prit nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij në një ambient mikpritës.
Gjatë vizitës u zhvilluan diskutime të hapura. Osmani vlerësoi lart figurën dhe veprën e Bojkajt, duke theksuar kontributin e tij si gjatë periudhës së luftës, ashtu edhe në kohë paqeje.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shkroi: "Para disa ditësh ishim në Isniq, në Odën e atdhetarit të rrallë, të ndjerit Mehmet Bojkaj. Bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë të tij kishim diskutime të hapura në një ambient të mikpritjes së jashtëzakonshme. Kontributi i Mehmet Bojkaj si në kohë lufte, ashtu edhe në kohe paqeje nuk do të harrohet kurrë".