Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, foli gjatë Forunit Ekonomik Botëror në Davos për atmosferën e ngjarjes, paraqitjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe çështjen e Kosovës.
Ai e përshkroi Trump-in si simpatik, që di të bëjë audiencën të qeshë, por theksoi se pjesëmarrësit në Davos ishin shumë seriozë dhe nuk reagonin ndaj "akrobacive" të tij. "Nuk më ka ndodhur kurrë të dëgjoja kaq pak reagime, kurrë më bosh", u shpreh Vuçiç.
Davosi i dukej më i zbrazët dhe më i tensionuar se kurrë. Ai vuri në dukje një botë të frikësuar dhe nervoze, me pak dëshirë për pjesëmarrje. Midis pjesëmarrësve ishte krerë të kompanive të mëdha si Nvidia dhe gjigantë të tjerë teknologjikë. Vuçiç tha se ftesa në Davos është shenjë respekti për Serbinë dhe për të personalisht.
Sa i përket qëndrimit të tij, ai sqaroi se nuk shpenzon për apartamente të shtrenjta, që kushtojnë 15 mijë euro për natë, por qëndron në një fshat të vogël. Ai merr pjesë pothuajse në të gjitha aktivitetet, duke hyrë herët në mëngjes dhe duke qëndruar deri vonë natën.
Në lidhje me Kosovën, Vuçiç deklaroi se "nuk ka parime". Ai përmendi Trump-in, duke thënë se ai e nxori hapur këtë. "Na treguan histori boshe për katastrofa humanitare. Të mëdhenjtë do të vazhdojnë të luftojnë", shtoi ai. Serbia, sipas tij, po analizon situatën dhe po mbron interesat e veta në rrugën evropiane, duke menduar për të ardhmen më të mirë.
Vuçiç shprehu mirënjohje për disa vendime amerikane ndaj Serbisë.