Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti mund të largohet nga Bristol City gjatë afatit kalimtar të janarit. Wolverhamtoni ka shprehur interes për të, sipas gazetarit Pete O’Rourke.
Mehmeti, 25 vjeç, po kalon një sezon të mirë me fanellën e Bristol City, ekip ku luan që nga viti 2023. Në 28 ndeshje të Championship-ut, ai ka realizuar 8 gola dhe ka bërë 6 asistime.
Burimet raportojnë se Wolverhamtoni ka kontaktuar zyrtarisht Bristol City, me të cilin lojtari ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Ky ekip shihet si favorit për transferimin.
Gjithashtu, interes ka shprehur Ipswich Town, skuadër tjetër e Championship-ut. Mehmeti nuk ka rinovuar ende kontratën dhe nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Përditësime
Wolves kanë nisur kontakte direkte me sulmuesin shqiptar Anis Mehmetin.
- Mehmeti ka shënuar tani 9 gola (nga 8).
- Ai heziton për rrezikun e rënies së Wolves dhe do të presë deri në verë për oferta të tjera.