Lojtari shqiptar Anis Mehmeti është në radarin e disa klubeve evropiane, pasi kontrata e tij me Bristol City përfundon pas këtij sezoni.
Fillimisht interesin e shfaqi Ipswich Town, ndërsa tani raportohet se po e ndjekin edhe Wolverhampton Wanderers nga Premier League angleze dhe Toulouse francez.
Wolverhampton Wanderers renditet në vend të dobët në Premier League, me vetëm 8 pikë pas 22 javësh të luajtura. Klubi është 14 pikë larg zonës së mbijetesës.
Interesi i Toulouse-s është i veçantë, pasi drejtor sportiv atje është shqiptari Viktor Bezhani. Klubi francez mund të kërkojë një transferim të hershëm, por kjo kërkon një sforco financiare.
Bristol City nuk pritet të heqë lehtë dorë nga Mehmeti, edhe pse kontrata përfundon pas pak muajsh. Kjo mund të çojë në një negociatë për shpërblim transferimi.