Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti do të vijojë karrierën e tij te Ipswich Town, pasi është përfshirë në listën zyrtare me 25 futbollistë që klubi anglez ka dorëzuar pranë instancave për pjesën e parë të sezonit në Premier League. Ky vendim vjen pas një periudhe sfiduese për futbollistin matjan, i cili në tri javët e para të kampionatit nuk u përfshi në skuadër dhe i ndoqi ndeshjet nga tribuna.
Gjatë sesionit të merkatos, Mehmeti u përfol si objektiv i disa skuadrave në Championship, ndër të cilat Millwall, Birmingham City, Derby County dhe Wrexham. Megjithatë, sulmuesi shprehu dëshirën për të mbetur pjesë e Ipswich Town, duke refuzuar rikthimin në kategori më të ulëta. Kontrata e tij me klubin anglez, i cili e afroi gjatë këtij viti, është e vlefshme deri në verën e 2029-ës.
Përfshirja në listën prej 25 lojtarësh është një zhvillim pozitiv për Mehmetin, duke i dhënë mundësinë të jetë i gatshëm për stafin teknik në ndeshjet e ardhshme të kampionatit. Tashmë, sulmuesi pritet të tregojë vlerat e tij në stërvitje për të bindur trajnerin që t'i besojë minuta në fushë në këtë përvojë në elitën e futbollit anglez.
Përditësime
Anis Mehmeti nuk u përfshi në stolin e rezervave për ndeshjen e fundit kundër Liverpulit. Pavarësisht përfshirjes në listën prej 25 lojtarësh të Ipswich Town për Premier League, sulmuesi shqiptar vazhdon të mbetet në tribunë. Mungesa e aktivizimit po shton shqetësimet lidhur me hapësirat e kufizuara të lojtarit në elitën e futbollit anglez.