Xhavit Ukaj, kandidat i LDK-së nga dega e Prizrenit, u pyet nga gazetarët për manipulimet me vota në Prizren para mbledhjes së Kuvendit të partisë në selinë e LDK-së. Atij iu hoqën mbi 1628 vota në procesin e rinumërimit.
Ukaj shprehu dëshirën që Prokuroria ta thërrasë për dëshmi. Ai deklaroi: «Hajdni në Prizren e jap një deklaratë tjetër. Unë kam qef me m’thirrë prokuroria. Qato po e pres, me m’thirrë edhe me ja dëshmu se ku kam qenë unë qe katër muaj edhe çfarë probleme kom pasë».
Sipas tij, LDK-ja nuk ka humbur asnjë votë në këtë proces. Kandidatët për deputetë që fituan ulëse mbeten të njëjtët edhe pas rinumërimit. «Nuk ka ndryshim të kandidaturave asnjë. Të njëjtit deputetë që kanë fituar edhe pas rinumërimit janë të njëjtit deputetë. A jeni të kënaqur ju gazetarët?», u drejtua ai gazetarëve të pranishëm.
Ngjarja raportohet nga Ekonomia Online, Kosova Sot dhe Bota Sot më 31 janar 2026.