Xhorxh Rasëll, piloti i Mercedes-it, u largua i kënaqur nga Kina pas podiumit në Shangai, ku arriti sukses në garën Sprint dhe vendin e dytë në Çmimin e Madh. Ai mbetet lider i Botërorit 2026 në Formula 1.
Rasëll përgëzoi shokun e skuadrës, Kimi Antonelin, për performancën e tij të shkëlqyer. Në deklaratën pas garës, ai tha:
«Së pari, urime për Kimin. Ai po piloton në mënyrë fantastike dhe jam i lumtur që jam në podium bashkë me të dhe me Hamiltonin. Përsëri patëm disa probleme në nisje dhe Ferrarit na kaluan, por arritëm sërish të bëjmë një dopietë për ekipin. Sot (dje) nuk mund të kërkonim më shumë se kaq. Për momentin kemi një avantazh të mirë, pas qershorit… do të shohim. Prandaj duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë moment.»