Kontesha gjermane, Nicole Junkermann, 50 vjeçe, investitore teknologjie me bazë në Londër dhe e njohur edhe si Kontesha Nicole Brachetti Peretti, ka pasur njohje për rreth 20 vite me financierin e dënuar për abuzime seksuale Jeffrey Epstein. Ajo e quante atë “Z. i mrekullueshëm” dhe ka shkëmbyer emaile personale me të deri pak para arrestimit të tij në vitin 2019.
Junkermann dha dorëheqjen javën e kaluar si administratore e The Royal Marsden Cancer Charity, pas publikimit të detajeve mbi marrëdhënien e saj me Epstein. Emri i saj përmendet qindra herë në dosjet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Në emailet e publikuara, Epstein përmendte “s*ksin tonë para 15 vitesh”, ndërsa Junkermann i referohej si “zemër” dhe “Z. i mrekullueshëm”, edhe kur ai ishte në burg pas dënimit për abuzim seksual ndaj të miturave.
Emailet tregojnë se Junkermann ka tentuar të ndërmjetësojë takime mes Epstein dhe figurave të larta britanike:
- Në vitin 2018, ajo i shkroi për një drekë në bregun perëndimor ku merrte pjesë ish-kryeministri David Cameron, duke e pyetur nëse dëshironte të bashkohej.
- Në një email të vitit 2012, i tregoi se kishte drekuar me Lord Kenneth Baker, ish-ministër Arsimi në kohën e Margaret Thatcher.
- Në vitin 2013, shprehu dëshirën për të takuar Prince Andrew, duke shkruar me shaka: “Doja të takoja Princ Andrew”.
Junkermann ka investuar në dhjetëra kompani teknologjie, midis tyre Owkin, firmë inteligjence artificiale në shëndetësi që ka bashkëpunuar me struktura të National Health Service (NHS). Ajo ka shërbyer si këshilltare për NHS dhe në vitin 2018 u emërua në Bordin Këshillimor të Healthtech nga atëherë sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock.