Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e 25 janarit 2026 zonën e Pashalimanit në Orikum. Flakët, të ushqyer nga era e fortë, po përhapen me shpejtësi drejt zonave përreth dhe rrezikojnë bazën ushtarake të Pashalimanit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset nga Vlora, të mbështetura nga forca dhe mjete nga Himara. Për momentin nuk ka rrezik për banesat e zonës, por era po vështirëson punën e zjarrfikësve.
Flakët po djegin kryesisht shkurre, ferra dhe dru. Forcat në terren po bëjnë përpjekje intensive për ta mbajtur zjarrin nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht.
Shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen. Më shumë detaje priten në orët e ardhshme.
Përditësime
Panorama raporton dyshim për zjarr të qëllimshëm në Orikum.
Zjarri shpërtheu në zonën e kënetës/Lagunës, sipas 27.al dhe Bota Sot.
Policia Rrugore dhe zjarrfikësit prenë pemët e rrëzuara nga era e fortë në Pyllin e Sodës. Rruga drejt Zvërnecit u pastërua dhe qarkullimi u rikthye në normalitet.