Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së së dielës në një zonë kodrinore të fshatit Qishbardhë, në bashkinë e Vlorës. Prania e erës së fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e bërë situatën në terren mjaft komplekse.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po përballet me vështirësi të shtuara për shkak të terrenit të thyer të zonës, si dhe kufizimeve që imponon errësira për operacionet e shuarjes. Autoritetet po ndjekin situatën nga afër dhe zona mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për të shmangur rrezikun e zgjerimit të mëtejshëm të vatrave të zjarrit.
Përditësime
Autoritetet vendore saktësuan se vatra e zjarrit ndodhet në fshatin Xhyherinë dhe jo në Qishbardhë, siç u raportua fillimisht. Ekipet operacionale kanë zhvendosur bazën e ndërhyrjes në perimetrin e saktë të identifikuar për të frenuar përhapjen e flakëve.