Mbrëmjen e së dielës, një banesë në fshatin Mëzit të bashkisë Fushë-Arrëz është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shtëpia ishte në pronësi të 80-vjeçarit Zef Sadria, i cili ndodhej brenda saj, por fatmirësisht ka arritur të dalë pa pësuar lëndime.
Banesa në fjalë ishte ndërtuar për qëllime bamirësie nga Kisha e Fushë-Arrëzit. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit, të cilat mbeten ende të paqarta.